Helmimi në Bulqizë/ 90 të shtruar në spital, qeveria thirrje qytetarëve: Mos përdorni ujin e pijshëm

Numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi po vijon të rritet.

Raportohet se deri më tani numri i pacientëve ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme.

Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit.

Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Shumë prej tyre dyshojnë se shkaku i helmimit është uji i pijshëm.

Protokolli i mjekimit nga mjeku i shërbimit spitalor ka qene Gastroenterit akut pra që përdoret në raste helmimi.

Në Lagjen e Re, prej më shumë se një viti po kryhen punime për rehabilitimin e ujërave të zeza. Një situatë e tillë është e përsëritur në Bulqizë dhe njësitë administrative përreth, pasi banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa raste të mëparshme për shkak të helmimit nga uji.

About Redaksia

Check Also

“Bashkëjetoj me Ronin”/ Vlora Hyseni, nga krevati me Gysin, tek trafikanti i armëve të Ramës, si u shpartallua SHISH

Sali BERISHA Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. …