Lulit i ikën edhe Enkeleidi me Land “qerosin”, do krijojnë parti tjetër

Disa prej figurave kryesore të grupimit politik të drejtuar nga Lulzim Basha kanë vendosur të largohen prej tij e të krijojnë një parti të re, pas humbjes së logos dhe vulës së PD

Mësohet se sekretari i përgjithshëm Enkelejd Alibeaj, nënkryetari Roland Bejko, sekretari për çështjet zgjedhore Rezart Kthupi, anëtari I kryesisë Edvin Kulluri e disa të tjerë kanë vendosur të largohen nga grupimi i Bashës e të krijojnë një parti të re.

Ky grup politikanësh ia ka bërë të qartë Bashës qëndrimin e tij në mbledhjet e kryesisë e kolegjit të kryetarëve  disa ditë më parë dhe tashmë duket se po ecin drejt zyrtarizimit të partisë.

Rrugëtimi politik i tyre duket se është ndarë plotësisht nga ai i Lulzim Bashës. Javën e kaluar ata nuk morën pjesë në asnjë nga takimet e organizuara nga Basha dhe e kanë vendosur të mos bëhen me pjesë e asnjë aktiviteti politik të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …