PS kërkoi opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Kërkesa e paligjshme dhe qesharake!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkresën që Kuvendi i dërgoi sot Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkonte që të merret opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të ish-ministres dhe deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, e cila akuzohet për konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e konsideron kërkesën si të paligjshme dhe qesharake deri në absdurditet. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Bardhi shkruan më tej se asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend

“Mazhoranca socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend”, shkruan Gazment Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Arrestimi, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës ja fut vrapit

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në …