Një skandal i rëndë duket se do të përfshijë stafin mbështetës të Kombëtares Shqiptare që mori pjesë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani.
Sipas njoftimit të Prokurorisë publike të Dortmundit, këtë të hënë, (8 korrik) një anëtar i stafit mbështetës të Kampionatit Europian të Shqipërisë, po hetohet për një vepër të dyshuar seksuale në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.
‘Ndaj burrit nga Shqipëria po vijojnë procedimet për krim seksuale’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2024, kombëtarja shqiptare qëndroi në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.
Më 23 qershor, punonjësi e stafit mësohet se ka kapur nga krahu një punonjëse të qendrës sportive dhe ka kryer akte seksuale kundër vullnetit të saj në një zonë larëse enësh. Autoriteti policor i qarkut Unna u informua për incidentin rreth orës 19:30, konfirmoi zëdhënësi i policisë Bernd Pentrop.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur menjëherë para nisjes së kombëtares shqiptare drejt Dyseldorfit.
Në Dyseldorf, skuadra u përball me skuadrën spanjolle në ndeshjen e fundit të grupit.
Prokuroria publike nuk ka dhënë më shumë informacion rreth gjendjes së viktimës së dyshuar. Sipas prokurores publike Sonja Frodermann, ajo nuk ka dijeni për ndonjë lëndim fizik të viktimës apo qëndrim në spital.
Meike Ebbert, kreu i qendrës sportive Kaiserau, gjithashtu nuk donte të jepte ndonjë informacion të mëtejshëm.
“Kujdesi për punonjësen dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha Ebbert, i cili gjithashtu konfirmoi incidentin.
“Ky sulm plotëson dyshimin fillestar për përdhunim”, tha shefi i departamentit. Megjithatë, zyra e prokurorit publik nuk e përmendi në mënyrë eksplicite përdhunimin në deklaratën e saj./Syri.net