Nga Adriana KALAJA
Drejtësia me regji të Edvinit të Kristaqit, ndryshe vëllai i Olsi të Xibrakës vijon.
Sot, bazuar në dispozitat ligjore dhe konkretisht në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale është vendosur sekuestro preventive mbi kompaninë “5 D” sh.p.k.
Deri këtu shumë mirë.
Është një vepeim i drejtë që do duhej të ishtë bërë kohë më parë.
Ajo që më shqetëson mua si aktiviste dhe përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që bashkë me Qëndrestarë të tjerë të kësaj aleande kemi hyrë në vitin e shtatë (7) të protestës, është fakti se pse nuk vendoset sekuestro preventive mbi Truallin e Teatrit Kombëtar, përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet të cilit:
- Është shpallur antikushtetues ligji special “Fusha”.
- Është shpallur antikushtetues VKM e transferimit të pronës nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.
Duke kthyer kësisoj palët në gjendjen e mëparshme.
Kështu, si pasojë e kësaj regjie, bastardi Veliaj, ka filluar dhe vijon punimet në kundërshtim me:
- Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
- Kallëzimet që ka rregjistruar SPAK (në fakt hetimet janë 0).
- Pranimin e kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga Gjykata e Strasburgut.
Përveç kësaj, më datë 5 janar 2021 kemi kallëzuar Erion Veluaj etj., krijimin e shoqërisë “Tirana DC” sh.a.
Dhe njëjtë si më sipër pyes:
Po mbi aksionet e kompanisëe “Tirana DC” sh.a (ekstrakti poshtë), ndërkogë që:
- Administratori aktual, Maringlen Qato ndodhet pas hekurave?
- Ish Administratori, Redi Molla ndodhet po ashtu pas hekurave?
- Anëtari i Bordit të Administratorëve, Arbjan Mazniku sot është ministër i pushtetit vendor?
Aq më shumë që Shpezimet e kësaj shoqërie me 0 Të Ardhura, kapin shumën e 4 milionë Euro.
Pse minimalisht SPAK nuk mban të njëjtin standart?
Nga ana tjetër, Redi Molla ishte administrator i kompanisë “Tirana DC” sh.a, në kohën kur hoteli i tij në Durrës, mori liçensën e investitorit strategjik.
Përgjigja është e thjeshtë.
Të gjithë rrugët e korrupsionit, pastrimit të parave të pista dhe vjedhjes 100 % të taksave të qytetarëve të çojnë te banditi Erion Veliaj.
E kur i gjithë opinioni publik pret ekzekutimin e 21 masave të sigurimit personal që lidhen nga mafiozi Veliaj, i vëllai i tij, bashkëshortët E. dhe B. B. e deri te gazetari gjobaxhi E. H. & 16 more, Du(sh)mani i partisë, aktronte shëmtuar para gazetarëve, i cili ka dështuar më shumë se Dumani kriminel (se ai të paktën kur foli i zbardhi ca dosje të nxehta), veprime të cilat konfirmonjnë akuzat në vijimësi për një drejtësi me regji, si një puç kushtetues ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës.
E ndërkohë që Dush(m)ani luante dobët një rol që me kohë ka treguar se nuk e bën dot, gjyqtarët e GJKKO, kishin pezulluar gjyqet, madje disa procese shumë të rëndësishme dhe të zgjatura në kohë, për një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.
Shqetësimet e mia në këta rast janë se:
- Si mund të pezullohen procese kaq të rëndësishme për takime informale?
- Si mund të bëhen takime informale nga përfaqësues të ambasadave, qofte ajo më e rëndësishmja, me gjyqtarë të gjykatës më të rëndësishme në vend?
- Pse nuk u bë publik objekti i diskutimeve të këtij takimi (sipas njiftimit të GJKKO paraqet vetëm një njoftim dhe jo takimin)?
Vetëm këto pyetje tregojnë qartazi se ndërkombëtarët e korruptuar, ashtu siç kanë bërë deri më sot, nuk shqetësohen se shkelet Kushtetuta apo Konventa e Vjenës por të manipulojnë publikun, njëjtë si spakistët se “Reforma në Drejtësi po ecën”.
Madje të mbulojnë edhe abuzimet me shumat maramendëse me mbi 100 milionë Euro, që vendet që ata përfaqësojnë kanë shpenzuar për Reformën në Drejtësi, shuma të cilat nuk dihet ku janë kanalizuar.
Atyre nuk i shqetëson se grabitja nëpërmjet korrupsionit dhe bashkëpunimit me mafien e krimin janë kthyer në institucion, por kur protestuesit dalin jashtë skenarit të tyre, të fondacionit Soros e të pushtetit të kthyer në narco shtet, se në vend ka demokraci.
Ka dhe protesta, posi.
Por kur irritimi dhe indinjata e protestuesve eskalon parashikimet e tyre të pritshme, madje shumë më të paqta se vetë vendet që ata përfaqësojnë, i kthehen rreptë protestuesve.
A do pranonte ndonjë vend demokratik, edhe vetë këta që kërkojnë të na importojnë demokraci me kushte, që përfaqësues të ambasadave të vizitonin e të takonin gjyqtarë të gjykatave më të rëndësishme në vende e tyre?
Edhe nëse ndodhte për ndonjë arsye, a mund të kalohej ai fakt pa u bërë publik takimi?
Mbase jemi kthyer në Koloni të SHBA dhe unë nuk jam informuar.
Se ky takim i djeshëm, nuk ka asnjë ndryshim nga takimet e shpeshta të Griselda Blanco alias Yuri Kim, me heronjtë e fëmijëve të saj të munguar spakistë apo Gigi Soreca që më shumë frekuentonte zyrat e Ministrisë së Brendshme se ato të BE, me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese ditën e gjykimit të Teatrit Kombëtar, datë 16.06.2021.
Ndryshe nuk do e kuptoja këtë shkelje kaq të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës së Vjenës.
Ndërkohë, mos harroni të mbani rradhë kilometrike të paguani tarifën e rrugës Kashar – Thumanë e Tunelin e Belindës.
Më falni.
Të Llogarasë.