Kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran, u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.
Ambasadori i OSBE-së e bëri këtë deklaratë gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë ‘Zgjedhjet 2025’.
“Sfidë e pazgjidhur ende mbetet zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim, dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. Kur ka vullnet, ka edhe zgjidhje”, tha Terran.
“Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimit të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme”, tha ai.