Boçi: Protestat e opozitës detyruan SPAK-un të kapërcejë letargjinë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi u shpreh se sekuestrimi i kompanisë ‘5D’ nga SPAK-u ishte i vonuar.  Në një intervistë në Ora News dhe se ky veprim erdhi pas një presioni nga opozita pas protestave tek bashkia e Tiranës.

“Veprim i vonuar pas gati tre muaj gati e gjysëm nga ana e SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Sepse sekuestrot e llogarive financiare apo të pasurive janë edhe element provash dhe këto s’mund të liheshin të tilla për një kohë të gjatë pa sekuestro.

Dhe të mos harrojmë që kjo sekuestro ka ardhur pas një presioni të jashtëzakonshëm që ka bërë opozita me protestat e saj para bashkisë së Tiranës dhe me denoncimet e vazhdueshme të sjella publikisht dhe të dorëzuara në SPAK nga Këlliçi.

Janë 1600 faqe vetëm për çështjen e 5D, mesa di unë janë 160 faqe, fakte, shkresa e dokumente të cilat kanë detyruar SPAK-un të dali me një veprim të tillë.

Nuk është vendi për të duartrokitur SPAK-un, është vendi për të duartrokitur opozitën me konsistencën e saj që ka detyruar SPAK-un, të kapërcejë letargjinë e tij në raport me çështjen e korrupsionit në bashkinë e Tiranës”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …