GJK shfuqizoi ligjin për Komisionet Hetimore, Dhurata Çupi: Vendim i drejtë!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pranuar pjesërisht kërkesën e 33 deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Ka reaguar nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Dhurata Çupi!

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi shprehet se vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë.

Postimi i Çupit

Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese”, shprehet ajo.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të ligjit për komisionet hetimore. Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese.

Vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë. Kënaqësi që së bashku me avokatin Marash Logu përfaqësuam këtë kauzë të drejtë të opozitës në gjykimin kushtetues.

About Redaksia

Check Also

Protesta madhështore/ Rama ik në paqe!…

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë. Protesta e sotme ka qenë e përmasave …