Puna në hotelin e Veliajt dhe drejtorëve të tij vijon normalisht, flet recepsionistja

Edhe pse sot u sekuestrua nga SPAK pasi ishte në pronësi të familjarëve të drejtorit të arrestuar të Bashkisë Tiranë, Redi Molla, hoteli Faces&Plases vijon punën normalisht sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kjo gjë është faktuar nga një telefonatë në emisionin TASK FORCE në SYRI TV.

Panelisti, Violdi Danaj, ka telefonuar recepsionin e hotelit Faces&Plases dhe ka mundur të rezervojë edhe pse ky hotel sot është sekuestruar sipas njoftimit zyrtar të SPAK.

Telefonata në studio:

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Alo përshëndetje?

Violdi Danaj: Përshëndetje si kaloni?

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Me se mund t’ju ndihmojë?

Violdi Danaj: Jam i interesuar për një dhomë për dy persona nga data 1 gusht.

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Një dhomë për dy person, sa netë?

Violdi Danaj: Dy netë

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Dhoma kushton 100 euro nata dhe në total 200 euro është i pëfshirë edhe mëngjesi.

Violdi Danaj: Më fal se numrin e mora në… dhe nuk më kujtohet emri i hotelit, si e kishte?

Recepsionistja e Hotel Face&Place: Faces&Places

Violdi Danaj: Ok në rregull, do kalojë një person që të bëjë pagesën

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Mund ta bëni pagesën në check-in por të lutem të kontakojë unë për të marrë të dhënat që të mbaj rezervimin..

Violdi Danaj: Do u kontakojë unë…

Meço: Mua më kontaktojë një gazetar shumë i njohur dhe më tha që unë tentova të bëj një pronotim në hotelin që është Faces&Places që është?

Këlliçi: Duhet të jetë hoteli që është sekuestruar sot nga SPAK që është në pronësi të Redi Mollës.

Njoftojmë SPAK se ai hotel Faces&Palces i drejtorëve të 5D vijon punën normal…Prokurorëve të SPAK mund t’i rezervojmë ndonjë mbrëmje që të shkojnë vetë dhe ta shohin me sytë e tyre.

About Redaksia

Check Also

SPAK 6 vjet zvarritje/ A po mbyllet dosja e koncesionit të “Check-Up” që la burrat me “barrë”

Nga Boldnews.al Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga nisja e hetimit për kontratën …