Salianji takim me qytetarët në Kavajë: Në 11 Korrik protestojmë për largimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Kavajë.

Salianji u shpreh se gjithçka që kjo qeveri ka prodhuar në tre mandate kanë qenë korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi. Ai tha se, ka ardhur koha që kjo të marrë fund, duke ftuar qytetarët që të jenë në protestën e 11 korrikut.

Postimi i Salianjit

“Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!

Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!

Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!”, shkruan Salianji.

About Redaksia

Check Also

Tre kartelet që do pastrojnë paratë e drogës me 13 mijë apartamente tek Porti i Durrësit

Të paktën tre kartele kanë marë përsipër që të pastrojnë partë e drogës me ndërtimin …