Salianji takim me qytetarët në Kavajë: Në 11 Korrik protestojmë për largimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Kavajë.

Salianji u shpreh se gjithçka që kjo qeveri ka prodhuar në tre mandate kanë qenë korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi. Ai tha se, ka ardhur koha që kjo të marrë fund, duke ftuar qytetarët që të jenë në protestën e 11 korrikut.

Postimi i Salianjit

“Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!

Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!

Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!”, shkruan Salianji.

About Redaksia

Check Also

Gysi thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Vlorën/ Deklarata e avokatit

Avokati Maksim Haxhia ka reaguar në emër të klientit të tij, Ergys Agasi, lidhur me …