Jugu në flakë, Greqia dërgon dy helikopterë për shuarjen e zjarreve

Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri.

Avionët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën mëngjesin e sotëm. Dërgimi i avionëve u paralajmërua nga autoritetet më parë.

Mediat greke i japin një vend të madh në portalet e tyre zjarrit të madh që ka shpërthyer në zonën e Dropullit që vijon të djegë sipas tyre në mënyrë të pakontrolluar zonat pyjore dhe kërcënon edhe zonat e banuara.

Prej disa ditësh Bashkia e Dropullit dhe Finiqit po përballet me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

About Redaksia

Check Also

1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL

Gjatë vitit 2025, SIGAL Insurance Group pagoi mbi 50 milionë euro dëmshpërblime në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni …