Budina: Në pushtet sot është një bandë mafioze! Të radikalizojmë protestat!

I pari që ka mbajtur fjalim në protestën para Kryeministrisë së thirrur nga opozita ka qenë regjisori Edmond Budina, i cili tha se skandalet në vendin tonë ndjekin njëra-tjetrën, duke u kthyer në normalitet.

Sipas tij në pushtet është një bandë mafioze që e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Budina tha më tej se kjo qeveri është kanceri dhe duhet shkulur me gjithë rrënjë.

Ai tha më tej se nuk duhet të vazhdohet më me fjalime të bukura, por sipas tij, ka ardhur të radikalizohen protestat.

Edmond Budina: Përse protestojmë sot, protestojmë për veten tonë, për familjet tona. Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe janë bërë normalitet. Për këtë ngrihemi këtu. Ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, skandalin e 5D. Prandaj ne jemi këtu, për t’i thënë JO kësaj vjedhje dhe kësaj bande që është në pushtet. Është një bandë mafioze. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.

Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistemi. Mos ju shkojë në mendje se Rama do japë dorëheqjen. Skandalet vazhdojnë, më i fundit ai i onkologjikut,. Kanceri është kjo qeveri. Duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë.

Çfarë bën SPAK? Bën ndonjëherë ndonjë shfaqje dhe fut në burg ca cironka, por peshkaqenët janë këtu, që vazhdojnë të pasurohen dhe vjedhin. SPAK hesht. SPAK mban në arrest shtëpie liderin e opozitës. Kjo është e padrejtë. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të demokracisë.

Nuk ka pasur asnjëherë këtë banditizëm, këtë mafie, nuk kemi qenë asnjëherë vendi i fundit i Europës. Këtë e kemi nga këta mafiozë, nga këta të fortë, ndaj edhe ne jemi këtu dhe ti themi Jo. Ka ardhur koha që protestat tona të radikalizohen. Boll më me fjalime, me fjalë të bukura dhe me përkujdeshje. Duhet ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Protesta po, greva po, madje të mos shkulemi që këtu, deri në rrëzimin e Edi Ramës

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …