Këlliçi: Së shpejti fakte të reja kundër Veliajt dhe grupit të strukturuar kriminal në Bashki

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi premton pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në protestën e opozitës mbrëmjen e sotme. Qytetarët sipas Këlliçit do të kërkojnë lirimin e Baerishës dhe qeveri teknike. Këlliçi, paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për Veliajn, që sipas tij do të publikohen së shpejti.

“Kjo është një protestë që bëhet në vijimësi të protestave të mbajtuara para Bashkisë së Tiranës. Nuk do të jetë kjo protesta e vetme kundër bashkisë së Tiranës, ne do të vijojmë të publikojmë fakte të reja për Erjon Veliajn dhe grupin e strukturuar criminal që ai strehon në Bashkinë e Tiranës, për hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, për kryehajdutin Erion Veliaj, i cili me futjen e tij në Bashkinë e Tiranës, krijoi në këtë institucion grupin e struikturuar kriminal për të vjedhur paratë e taksapaguesve të qytetarëve”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …