“Lironi Berishën”, dhjetëra mijëra protestues ‘pushtojnë’ Bulevardin

Dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kërkesës për lirimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha nga arresti politik.

Nga pamjet dhe fotot nga protesta dallohen qytetarët që janë dyndur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u pozicionuar përpara Kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, i cili ndodhet në NewYork.

Grupe të ndryshme me protestues janë nisur nga Sheshi Skënderbej dhe selia blu e Partisë Demokratike, për tu bashkua me protestuesit e tjerë në bulevard.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat që sekuestroi BKH në banesën e Ron Yeffet

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të …