Meta: SPAK ka prova! Pse Dum-dumani nuk e arreston kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për t’i treguar ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk mbajmë një kriminel këtu.

Meta e konsideroi si “turp” për të gjithë ata opozitarë që përtojnë të vijnë në protestë për të përmbysur regjimin kriminal apo se kanë hallin e autoritetit të SPAK apo kanë frik prej tij.

Kreu i PL-së tha më tej se Rama paguhet në Washington dhe Bruksel për t’i ngulur thika Kosovës, teksa sipas tij as Vuçiç nuk i ka bërë atë dëm Kosovës që i ka bërë kreu i qeverisë shqiptare. Meta u bëri thirrje edhe shqiptarëve të Kosovës për t’u bashkuar për të rrëzuar sipas tij, armikun më të egër të Kosovës.

“Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut. Turp për të gjithë ata këshilltarë opozitarë që nuk janë në protestë te bashkia se kanë frikë SPAK-un. Më keni dëgjuar kur them regjimi i Dum Dumanit. Ky (Edi Rama) e ka bazuar pushtetin e tij kriminal te Dum Dumanët, të cilët thonë afërmendsh që gjykatat do të vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi.

Duhet të mblidhemi të gjithë, t’i vëmë vizën një herë e përgjithmonë këtij regjimi që po zhbën identitetin tonë kombëtar dhe kulturor. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën politikë të mençur dhe nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë nga kushdo, u përpoqën të marrin kalanë nga brenda me Kalin e Trojës. Nuk është zoti i kësaj loje, ai është sllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës siç ja ka bërë Edi Rama për llogari të Vuçiç. Meqë takova këtu vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Të gjithë duhet të dimë që Rama lobohet në Bruksel e Uashington nga armiqtë e Kosovës, për t’i ngulur thika Kosovës. Mos harroni se çfarë tha Rama në Kuvendin e Kosovës, tha se shikonte Shqipërinë e Kosovën me President të përbashkët. Ai donte të thonte atëherë që mos ta njihnin Kosovën, pasi në fund shtetet tona do të bashkoheshin. Kosova nuk ka asnjë njohje që kur është bërë Rama kryeministër, ka vetëm çnjohje. Është në shërbim të Serbisë”, tha Meta.

Më tej, Meta sulmoi dhe SPAK-un si dhe kreun e tij Altin Dumani për mos arrestimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ai i quajti ata si vagabondë dhe horra, teksa i paralajmëroi se nuk do t’i shpëtojnë vetingut.

“Po e mbyll me regjimin e DumDumanit. Dëgjoj që thonë: uu e arrestuan Ilir Beqaj, uu edhe Artan Lame, DumDumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie. E zeza mbi të bardhë. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime.

Inceneratorë nuk ka. Gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll. Ka vjedhur publikisht e zeza në të bardhë. Ka futur në borxh gjithë Tiranën dhe gjithë qarkun. DumDumani thotë nuk e bllokoj kam hallin e arbitrazhin. Kur ke hallin e arbitrazhit o DumDuman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn. Pse nuk e ka hallin e arbitrazhit Rama që me aferën e Portit të Durrësit ka çuar në arbitrazh gjithë ato kompani gjermane. Ka ardhur koha ti paguaj të gjitha Rama. Të bashkuar të vendosemi në një rrugë pa kthim.

I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vetingun dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra e vagabonda pa personalitet që ju merret goja”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …