Pedagogu Cami: Ata që vendosin qeverisjen janë shqiptarët, jo ndërkombëtarët!

Pedagogu Edvin Cami, pjesëmarrës në protestën e sotme para Kryeministrisë mbajti gjithashtu fjalën e tij. Teksa i këshilloi shqiptarët të kërkojnë të drejtën e tyre, Cami  shtoi se ata që e e zgjedhin liderin e vendit janë shqiptarët e jo ndërkombëtarët.

“Të nderuara zonja e zotërinj, të dashur miq, nuk ndihem fort mirë që ju flas nga podiumi sepse jam mësuar aty poshtë, dua të jem mes jush.

Por sot është koha që të gjithë të gjejmë rrugë e menyra për të folur, për të përcjellë mesazhe e për të biseduar me njëri tjetrin sepse kjo është domosdoshmëri e lirisë, dhe këto 33 vjet të historisë na kanë mësuar se liria nuk vjen vetëvetiu por që kërkon përkujdesje e sakrifica të vazhdueshme për tu mbrojtur, e nëse një shoqëri humb lirinë humbet gjithçka.

Vin re, që kur Partia Socialiste ose ndryshe Partia e Punës me emër të ri u rikthye të sundojë këtë vend 11 vite më parë, pasi dërrmoi mes krimit lirinë e qytetarëvë tanë për të votuar të lirë, nisi hap pas hapi edhe kufizimin e madje asgjesimin e mirëqenies së qytetarëvë, talljen e shpërfilljen e gjakut e djersës së tyre, duke shkatërruar shtëpitë , bizneset e pronat e tyre.

Nëse je një qytetar që të kanë prishur shtëpinë apo kushtëzuar pronën, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet më votës tënde.

Propaganda e PS e cila nuk buçet vetëm prej televizionit dhe rrjeteve sociale por që u përshpëritet edhe në vesh qytetarëvë nëpërmjet patronazhistëve të maskuar si njerëz objektiv që në fakt kanë rilindur edhe njëherë sigurimin e shtetit, ka punuar edhe punon për ta topitur çdo reagim tuaj, për ta demotivuar çdo pjesëmarje tuajën në zgjedhje dhe në protesta teksa iu thone ne vesh në kafe qe qeverisjen e vendit nuk e vendosni ju, nuk e vendosin shqiptarët por ndërkombëtarët”, tha Cami.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …