“Frankfurter Allgemeine”: Mijëra protestues të zemëruar kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe lirimin e Berishës

Mediat botërore i kanë kushtuar një vëmendje të madhe protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Mëdiat e huaja shkruajnë se, shqiptarët e zemëruar protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Shumë media gjermane i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë.

Gazeta e madhe gjermane, Frankfurter Allgemeine shkruan se, mijëra protestues të zemëruar kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

 “Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar Tiranë të enjten kundër kryeministrit Edi Rama. Kundërshtarët e qeverisë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Demonstruesit e zemëruar hodhën mjete ndezëse në godinën e qeverisë shqiptare dhe zyrën e një kryetari bashkie që i përket Partisë Socialiste të Ramës. Zjarret janë shuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kundërshtarët e qeverisë kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin për korrupsion. “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku lideri i opozitës është nën arrest politik pa asnjë fakt apo provë”, tha Berisha përmes video-lidhjes. “Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë, pa opozitë dhe pa drejtësi”.

Prokurorët nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë zyrtarisht akuza ndaj Berishës. Berisha mohon të gjitha akuzat dhe akuzon Ramën se po hakmerret për të heshtur kundërshtarët. Rama nga ana e tij i mohon akuzat”, raporton gazeta gjermane.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …