Vjosa Osmani: Hera e parë që Kosova u përfshi në një samit të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan, Joe Biden, e përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s që u mbajt në Uashington.

E para e shtetit ka bërë të ditur se pati mundësinë që në përfundim të Samitit të NATO-s të flas me homologun e saj amerikan, Biden, teksa tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet është e një rëndësie të veçantë për Kosovën.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”.

“Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden,  të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, Osmani tha se 25 vite më parë, NATO e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja, kurse 25 vite pas, është nderë që t’i bashkojë forcat me aleatët në mbështetje të Ukrainës, nëpërmjet themelimit të iniciativës “Compact Ukrainë”.

About Redaksia

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …