U lirua përkohësisht nga burgu, Beleri takohet sot me Mitsotakis

Pasi mori leje përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në PE, Fredi Beleri udhëtoi drejtë Athinës.

Ndërsa mediat kanë zbardhur axhendën e Belerit, ku pas mbërritjes në Athinë, do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Maximos në orën 13:00.

Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë në Athinë” , tha ai gjatë daljes para gazetarëve.

Drejtoria e Burgjeve miratoi ditën e djeshme (14 korrik) kërkesën 5-ditore për Belerin, e cila nis sot (15 korrik), dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: AKSHI është Rama dhe Linda! Në krye të mafies së fjalës së lirë qëndron Sokol Balluku dhe Baton Stanishiqi

Isa Myzyraj, Report Tv: Z. Berisha, një pyetje për AKSHI-n, meqenëse u ndalët shumë gjatë. …