Video/ Berisha: Të gjithë e panë vrasësin, por Zoti e pa Presidentin Trump!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij Facebook ku shikohet se atentatori i ish-presidentit Donald Trump pati kohë të mjaftueshme për t’u ngjitur në tarracën e ndërtesës.

Në këtë video të filmuar nga qytetarët që ishin në tubimin elektoral të Donald Trump, shihet autori që ngjitet në tarracë. Gjatë kësaj kohe, nuk pati asnjë reagim nga forcat e policisë dhe agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan.

“Të gjithë e panë vrasësin, por Zoti e pa Presidentin Trump!”, shkruan Berisha.

Pikëpyetjet e ngritura janë përse u lejua atentatori të ngjitej mbi tarracë dhe nuk pati reagim?

Analistët dhe ekspertët amerikanë të sigurisë kanë ngritur shqetësimin se u neglizhua siguria.

Në këtë video të re, dëgjohen edhe qytetarët që bërtasin dhe kërkojnë policinë.

About Redaksia

Check Also

Ndoci: Qytetarët shqiptarë ende pa ujë 24 orë dhe me kanalizime që ndotin lumenjtë dhe detin

FJALA E INXHINIERES, SILVA NDOCI NË TAKIMIN ME EKSPERTËT E DEP. TË INFRASTRUKTURËS NË PD …