Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë

Tashmë është zyrtare, Gareth Southgate nga sot nuk është më trajneri i kombëtares angleze. Një lajm që pritej, sidomos pas disfatës së dytë rradhazi në finalen e së djelës ndaj Spanjës. Ka qenë vetë federate angleze që nëpërmjet një postimi, ka lajmëruar përfundimin e aventurës së Southgate tek “Tre Luanët”, pas 8 vitesh.

“Si anlgez, ishte një nder për mua të luaja fillimisht për Anglinë e më pas të isha në rolin e trajnerit. Për mua kjo do të thotë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për të shfletuar një kapitull të ri”, thuhet në deklaratën e Southgate.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …