PD kërkon mocion për zhdukjen e fondeve të BE për Bujqësinë, mazhoranca rrëzon kërkesën

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm në koordinim edhe me BE duhet të adresohet çdo problem dhe si edhe rasti i gjetjeve të OLAF. Por socialistët kanë rrëzuar kërkesën për mocion me debat sa i përket kësaj çështje.

Debatet kanë qenë të ashpra dhe kreu i GP demokrat u është drejtuar socialistëve me fjalët: Të ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutrinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet

Bardhi: Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase qe mundesojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kerkesa per debat dhe rezoluta jane ne kete linje. Gjuthashtu kerkojme qe nepermejt  nje komisioni te posacem  ne koordinim edhe me BE te adresjome çdo problem..

Çuçi: Nuk jemi kunder, por mendojme se nuk eshte koha e duhur. Per disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk eshte zyrtar dhe eshte ende kofidencial. Dhe po ashtu ka nje hetim te organeve te drejtesise. Kerkoi mirkuptim dhe nuk jam kunder, por ta bejme ne vjeshte kur dhe raportet ti kemi zyrtare.

Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti  i OLAF eshte publik ne faqen e komisionit europian. Nuk jane thashetheme por permbledhja zyrtare qe OLAF ka bere mbi hetimin per rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i eshte vene ne dispozicion autoriteve  egzekutive shqiptare por edhe  drejtesise. Kerkesa nuk bazohet as ne thashetheme e lajme gazetash por ne raportin zyrtar te OLAF. Po te ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kerkuar ne korrik 2023 kete debat por kemi pritur raportin zyrtar. Eshte fiks momenti tani per kete debat, nje pune qe padyshim do te zgjas edhe ne sesionin tjeter parlamentar. Me rendesi eshte qe te biem dakord per debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kerkuesve.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …