Nga Adriana KALAJA
Kur dëgjova vendimin për mosprankmin e rekursit bërë mga Kryetari i PDSH-së dhe miku im Abi Malltezi, nga Sokolët e PS, në fakt isha në zyrë e po meresha me një kallëzim të ri që shumë shpejt do e bëj publike.
Nisur nga fakti se e parandjeja vendimin e ca burrecëve që nuk ngrihen dot në lartësinë e detyrës e kanë frikë të shmangin sms-të e Don Agaçit si një përfaqësues dinjitoz të krimit të organizuar dhe mafies, fillimisht më erdhi ndër mënd sesa mos pranime në ditë bëjnë këta shërbëtorë të pushtetit, vetëm për t’i bëtë qefin të “madhit” se Reforma në Drejtësi ka sukses.
Më pas, lidhur nga dokumentat që më duheshin për kallëzimin që po përgatis, konstatova disa vendime gjyqësore të asaj periudhe kur ishim shumë mirë kur “ishim keq”, dhe kur në krye të Këshilli i Lartë të Drejtësisë, ishte z. Berisha me tagrat e Presidentit të Shqipërisë.
Kështu, koha e zgjatjes së këtij procesi, në të tre shkallët, ishin 2
Periudha me data e këtij procesi ka këtë grafik:
1. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë datë 27.05.1996.
2. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë datë 14.10.1996.
3. Vendimi i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë)
datë 09.05.1997.
Siç lehtësisht evidentohet, një gjykim në Drejtësinë që ishte mirë kur “ishte keq” janë më pak se 2 vite.
Çdo avokat që e lexon këtë status e kupton se sot për 2 vite nuk mbyll çështjen as në gjykatën e shkallës së parë.
Fakte ja pafund por nuk po ju lodh.
Dhe kur nuk i gjeti gjë me Reformën në Drejtësi, Sokolët e partisë, propozuan dhe implementuan Reformën Territoriale.
Çfarë problemi ka që ai nga Hasi, Malësia e Madhe apo Finiqi e Qaf Bota të udhëtojnë me ditë pëf të ndjekur një proces gjyqësor xuke harxhuar edhe gjithë pensionin?
Asgjë përsa kohë që këto Reforma duartrokiten edhe me heshtje nga publiku e kur të zgjedhurit e tyre duartrokasin Du(sh)manin e rilindur.
Sot, na duket e largët dhe utopike dita kur një çështje do marë formë të prerë.
Të gjithë jemi koshientë e të përgatitur se në këtë drejtësinë e reformuar Made In Soros, një çështje në 3 shkallë kërkon minimalisht 15 vite, ose 7.5 herë më shumë se atëhere kur “ishim keq”.
Ndaj na rrofshin palët që çështja në gjykatat me te larta t’i gjejë gjallë se, Reforma në Drejtësi “vdiq”.
Homazhet u mbajtën dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndaj dhe iku shpejt Linda e Kuvendit, se nuk i mban dot lotët e kësaj “dhimbje”.