Xherdan Shaqiri ka njoftuar për pensionimin nga Kombëtarja e Zvicrës përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri në Instagram.
Futbollisti nga Kosova konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike, ndërsa ka shënuar gola të shumtë dhe mjaft të rëndësishëm për Zvicrën.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Zvicrës ka falenderuar për kontributin e madh Xherdan Shaqirin, i cili vendosi të largohet nga përfaqësuesja.
“Dëshirojmë t’u falënderojmë shumë për paraqitjet e shumta të paharrueshme, për golat dhe asistimet e mrekullueshme në përfaqësuese dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen.
Ju me lojën dhe golat tuaj keni prekur dhe pushtuar zemrat tonë dhe të tifozëve”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.