Berisha: Turizmi ka edhe një rënie tjetër shkak të madh: Pisllëku!

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian .Berisha tha se, sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj.

“Turizmi ka edhe një rënie tjetër shkak të madh.

Pisllëku.

Po, miqtë e mi.

Në vitin 2013 kemi dorëzuar nga Saranda në Shëngjin, 11 impoante të përpunimit të ujërave të zeza.

Sot shumica dërrmuese e tyre janë jashtë përdorimit se nuk duan të paguajnë energjinë elektrike.

Sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj.

Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian.

Kroacia, me mijëra kilometra, mbi 95 përqind i ka me flamurin blu.

E kuptoni pra se si e kthen ky hajdut turizmin në një mallkim dhe është keqardhje e madhe, shumë e madhe, sepse investimet më të mëdha në 30 vite janë bërë në atë fushë.

Mirëpo një vjedhje e tmerrshme ka lëshuar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …