Dështimi me sezonin turistik, Rama sulmon vlonjatët: U kanë dalë sytë dhe trutë…

Gjatë fjalës së mbajtur para kryebashkiakëve, kryeministri Edi Rama pas lavdeve se ka rritje të turizmit ndryshe nga situata që konstatohet në terren, pati ankesa sa i përket rritjes së çmimeve në jug të vendit.

Pavarësisht se pranoi që qeveria nuk mund t’i imponojë çmimet operatorëve turistikë, Rama u kërkoi kryebashkiakëve të Vlorës dhe të Sarandës që t’i këshillojnë bizneset në Jug që të ndalin rritjen e palogjikshme të çmimeve.

Sipas Ramës, ajo që po ndodh në plazhet e rivierës shqiptare është një vetëvrasje në terma ekonomikë, pasojat e së cilës do të ndihen më shumë në sezonet e ardhshme turistike.

Kreu i qeverisë u ndal në veçanti te ajo që po ndodh me çmimet në Vlorë, duke thënë se, vlonjatëve iu ka dalë syri, nami dhe trutë, ndaj me këtë strategji që po ndjekin do të bien në gropën e gjoksit të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …