SRF: Goli i Shaqirit më i bukuri i Evropianit

Televizioni zviceran, SRF, ka hapur një sondazh për golin më të bukur të Kampionatit Evropian. Dhe më i miri është zgjedhur ai i Xherdan Shaqirit ndaj Skocisë.

Goli i Shaqirit i mori 44 për qind të votave. Votuan mbi 6400 persona.

Goli i Lamine Yamalit në gjysmëfinale u vlerësua i dyti më i miri me 26 për qind të votave.

Goli i Shaqirit ishte shpallur më i miri i xhiros së dytë të fazës grupore.

 

About Redaksia

Check Also

“Ne besojmë te njëri-tjetri”/ The Guardian: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë …