Video/ Banditë me uniformë dhunojnë qytetarin, reagon Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e rrahjes së një qytetari nga policë bashkiakë të Tiranës në mes të rrugës tek Bulevardi i Ri dhe në sy të të gjithë qytetarëve.

Berisha e ka përmbledhur me dy fjalë situatën që nuk ka nevojë për koment dhe as emra konkretë, pasi uniformat e dy punonjësve të përfshirë në sulm duken hapur. “Banditë me uniformë dhunojnë qytetarin. Krim!” ka shkruar kreu i opozitës.

Personi që e ka filmuar situatën tregon i shqetësuar se nga rrahja ka pasur dhe pika gjaku në trotuar.

Vetë portali që e publikoi lajmin dha detajet: “Polici Bashkiak mbulon në gjak qytetarin”.

“Një efektiv i Policisë Bashkiake ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari ditën e sotme në Tiranë, pranë Bulevardit të Ri.  Sipas raportimeve të mbërritura në redaksinë tonë, policia ka sharë qytetarin dhe më pas e ka grushtuar deri sa e ka mbuluar në gjak. Ndoshta qytetari po shiste sallatë pa lejen e Erion Veliajt,” përfundon lajmi.

About Redaksia

Check Also

Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për zhbllokimin e fondeve IPARD! PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

Deklarata e sekretares për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari: Plot 3 vjet fermerët shqiptarë …