Kalaja: Sot, o je me opozitën dhe Berishën në mbrojtje të Tiranës, o je me Du(sh)manin!

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalës së saj në protestën që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit galopant, tha se, sot, o je me opozitën dhe Berishën në mbrojtje të Tiranës, o je me Du(sh)manin!

“Ai që sot shpreh mbështetjen në krah të Dumanit dhe gjithë Dumanëve, të cilët luftojnë opozitën, Sali Berishën, opozitarët, qendrestarët e këtij vendi, janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës. Nuk ka asnjë dallim tashmë. O je me opozitën, o je me PD, me Sali Berishën, që do të thotë je në mbrojtje të interesave të Tiranës dhe Shqipërisë, o je me dushmanin, pushtuesin më të madh të shqiptarëve, sepse është për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që duhet të arrestojë e procedoje njerëzit që shkelin ligjin. Përveçse nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojmë të gatshme, bëjnë indiferentin.

Dua t’i bëj disa pyetje Altin “dushmanit”, që nuk është fyerje, po një etiketim që i shkon për shtat:

Të gjitha kallëzimet (për inceneratorët) i kemi bërë veç e veç. Pse i bashkuat në një kallëim të përbashkët?!

Pse e bëtë me mosfillim çështjen e Bechettit, kur ne kërkuam si PD që dëmin 140 milionë euro ta paguajë ky bastardi Erion Veliaj dhe ai bastardi tjetër në kryeministri?! Sepse keni interesa të përbashkëta.

Kush është reagimi i SPAK-ut?! Zero! Ndërkohë, Altin Du(sh)mani i mësuar nga tutori i tij Edi Rama bën edhe humoristin para deputetëve. Thotë “mund të kërkoni me shkrim”, pyetjet që jeni të interesuar.

Po sa kërkesa ka bërë more dushman, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit?! 38 kërkesa me shkrim! Zero përgjigje për sekuestron e truallit të Teatrit Kombëtar sepse ata nuk janë aty për t’u shërbyer qytetarëve, janë aty për të mbrojtur vrasës e banditë si Erion Veliaj dhe Edi Rama”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …