I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rëndë kriminale, po e vuan dënimin në një qeli luksoze ku nuk i mungon asgjë.
Për pasojë janë pezulluar nga puna dy policë së drejtorisë së burgjeve.
Ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxorri në dritë faktet. Dy motrat akuzuan për ngjarjen pikërisht të arrestuarin Nuredin Dumani, me të cilin Alda Nikolli kishte krijuar një lidhje falë aksesit që i dënuari kishte në internet.
Siç duket, Dumani nuk është i penduari i drejtësisë por i përkëdheluri i drejtësisë.
Për këtë rast duhet të ketë një thellim të hetimeve pasi ky skandal nuk mund të kalohet vetëm me pezullimin e dy policëve.