Zhupa përplaset me Lindita Nikollën: Krifcën që zhduku fondet e BE për bujqësinë e promovuat në Kryeministri

Deputetja e PD, Ina Zhupa, sot në Kuvend ka zhvilluar një debat shumë të ashpër me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i përket raportit të OLAF për fondet e Bujqësisë për Shqipërinë.

Nikolla e ka paralajmëruar se nëse nuk i përmbahet rregullores do t’i heqë të drejtën e fjalës.

Nga ana tjetër Zhupa i është drejtuar se të flasësh për bujqësinë nuk është politikë dhe për këtë do të flasë siç do ajo, por siç di vetë.

Ndër të tjera, deputetja tha se, nuk po diskutohet për t’i bërë gjyq ish-ministres Frida Kricfa pasi me atë ka për detyrë të merret SPAK-u, por për masat që do të merren.

Keni promovuar Krifcen në kryeministri, pasi zhduku fondet IPARD,  dhe fermeri ka me pak mbeshtetje nga shteti dhe zero fonde nga IPARD

Mazhoranca në vazhdën e mos pranimit të kërkesave të opozitës, votoi sot në mënyrë të paligjshme për mos diskutuar dhe për mos marr masa për vjedhjen e fondeve në IPARD, që fermerët shqiptar të përfitojnë. Këtë e kundërshtuar deputetët, ku znj. Zhupa ironozoi masat, si masë e vetme ishte promovimi i Krifcës që zhduku fondet.

Fakti që thoni se nuk keni raport, nuk do të thotë që fermerët shqiptar marrin fonde, keni nuk keni ju raport final, fermeret janë pa mbështetjen e fondeve IPARD dhe pa asnjë suport. Fermerët ju keni hequr të vetmin burim oksigjeni sepse edhe vetë i keni ulur fondet për bujqësinë. Sektori i bujqësisë këtë vit merr të paktën 9% më pak financime se një vit më parë.

Ne nuk po bëjmë politike, ne po flasim për të dhënë zgjidhje. Ndërkohë që Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare mbështetëse të prodhimit bujqësor në 2023, këtë vit janë planifikuar 7,1 miliardë lekë, rreth 30% më pak. Pra ju keni reaguar thjesht duke ulur fondet kombetare, ne mungese të mbështetjes nga BE.

Ju vetëm që nuk reagoni por ministren e bujqësisë dhe ish drejtoreshën e azhbr që zhduku fondet Frida Krifcën, e keni marr e keni promovuar e keni bërë këshilltare të kryeministrit që të mesoj si të vazhdojnë të vjedhin dhe të zhdukin fondet e IPARD dhe fonde të tjera të BE. Nëse ky kuvend bëhet noter i vjedhjeve të qeverisë eshte turp i madh.

Ne jemi duke kerkuar te merren masa për t’i ardhur në ndihmë fermerit. Nuk jemi duke kërkuar t’i bëjmë gjyqit Frida Krifcës, këtë le t’ia bëj SPAK. Ne duan të punojmë për të cliruar sa më shpejt fondet e BE pér fermerin shqiptar. Vendosni një datë për këtë debat. Dhe kjo nuk është të bësh politikë por të reagosh për fermerët.

Sepse fermerët që une dhe znj. Denaj, ministre e bujqësisë, i kemi në zonën tonë, ata të Finiqit, Konispolit, Delvinës, nuk ju intereson fare nëse futet në burg apo jo Frida, po ju intereson të marrin fondet dhe të kenë mundësi të zhvillojnë bujqësinë në Shqipëri”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …