Berisha: Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën 2 vajzave. Dëshmia e njërës prej tyre, thelbi i këtij shteti

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te dëshmia skandaloze e një prej vajzave që denoncoi vrasësin serial Nuredin Dumanin, se ai i kishte vendosur tritol në banesë dhe se vijonte i qetë aktivitetin kriminal nga qelia e burgut, ku jetonte si ‘pasha’ me internet, telefon, lap top etj. kushte.

‘Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave. Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

“Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia.

Minën për t’i hedhur në erë dy vajza të reja. Një 27-vjeçar që kaloi aty është sot në gjendje kritike për jetën.

Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto.

Dhe nga qelia ku është, u çoi minën me sahat për t’i hedhur në erë të dyja.

Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve.

Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ku po shkon protesta studentore?!?

Nga Bislim AHMETAJ Gjashtë muaj që shqiptarët janë në shesh. Herë me qindra, herë me …