CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ik, Borat! Ky vend nuk mund të zhvillohet nga hajdutët!

Nga Erion DASHO

Spitalet deri dje ishin më të mirë se në Paris dhe mjekët ishin heronj. Sot mjekët janë kriminelë dhe janë fajtorë për çdo gjë që nuk funksionon në shëndetësi!

Deri dje prisnim 10 milionë turistë dhe luanim në “Champions League”. Sot fajin e kanë vlonjatët që rritin çmimet dhe largojnë turistët!
Borat!

Ky vend ka vetëm një fajtor!

Ti dhe banda jote e hajdutëve dhe të paaftëve! Ju nuk jeni në gjendje të zbatoni plane të qëndrueshme zhvillimi, së pari, sepse e keni mendjen vetëm për të vjedhur dhe, së dyti, sepse edhe sikur të doni, nuk dini!

Bën investim 200 milionë për një tunel të panevojshëm, kur mund të kishe subvencionuar apo stimuluar me mijëra operatorë turistikë, të kishe vazhduar reklamat, të kishe angazhuar si ambasadorë sërish Rita Orën, Bebe Rexhën, apo Dua Lipën!

Të kishe menduar se cilët do të ishin zëvendësuesit e turizmit patriotik, pasi pritej që me liberalizimin e vizave numri i shqiptarëve nga Kosova do të binte!

Por ti je një injorant demagog, Borat, armik i zhvillimit të qëndrueshëm, sa nga padituria, aq edhe nga ligësia!

Ik, Borat!

Hiqju qafe shqiptarëve dhe lejo vendin të zhvillohet!

Vetëm në dy fusha shkëlqen ti Borat dhe mund të luash me krenari në Champions League: në atë të kusarisë dhe në atë të narkotrafikut!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …