Kulla në mes të Shkodrës/ Të hënën nisin protestat kundër betonizimit të qytetit

Kulla 35 katëshe si çiban që do të ndërtohet në mes të Shkodrës ka nxitur edhe thirrjet për protesta kundër betonizimit të qytetit nga ana e kryebashkiakut Benet Beci dhe kryeministrit Edi Rama. Këshilltari bashkiak i PD në Shkodër, Imeldi Sokoli, ka njoftuar në rrjetet sociale se protesta do të zhvillohet të hënën e 22 korrikut në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza”.

Postimi

“Kulla nuk asht cool n’Shkodër.

Ftoj të gjithë miqtë të na bashkohen në këtë marshim kundër betonizimit të qytetit tonë.

Dy ditë më parë Qeveria dhe Bashkia e Shkodrës prezantuan projektin e një kulle 100 metra të lartë e cila pritet të ndërtohet në zemër të qyetit. Të vënë para faktit të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike, të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron t’i kanosë Shkodrës, të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirën që jetojmë, ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në protestë, ditën e hënë, më 22 korrik, në orën 19:00, te sheshi “Nënë Tereza”’.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …