Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria: Pronat dhe mungesa e ujit, problemet kryesore që do të zgjidhen

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë i opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria ka vazhduar takimet me banorë të zonës.

Ndalesa e radhës e tij ka qenë fshati Nivicë, ku të mbledhur në qendër të fshatit me dhjetëra banorë kanë diskutuar një sërë problematikash.

Banorët kanë evidentuar si problemet kryesore që i shqetësojnë zaptimin e pronave të tyre ndër vite si dhe 1001 peripecitë që kalojnë në proceset për marrjen e pronës. Gjithashtu është cilësuar si problem edhe mbyllja e plazhit, pjesës së detit në Kakome, ku megjithëse e kanë shumë pranë nuk mund të shkojnë pasi aty është rrethuar çdo gjë.

Mungesa e ujit të pijshëm, vëmendjes së bashkisë Himarë në 12 vite për investime, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një prej shumë ankesave të nivicjotëve

I ndalur për të folur për problemet e tyre Gjikuria, tregon se do të krijojë stafin, për t’u marrë cdo ditë me problemet e pronës që kanë banorët jo vetëm të Nivicës por gjithandej.

Gjithashtu premton hapjen përfundimtare të Kakomesë në mënyrë që banorët të shkojnë në pronat e tyre teksa dënon mungesën e gjërave bazike për jetën si uji pijshëm, infrastruktura apo energjia elektrike duke thënë se do të krijojnë projekte për zgjidhjen e problemeve elitare

Afroviti Dhimojani kryetare e partisë demokratike në Himarë, dënon faktin e presioneve që ju bëhen cdo ditë banorëve të zonës për marrjen e pronave të tyre. Ajo thotë se kjo gje duhet të ndalet. Sipas saj, Gjikuria ka vizionin e duhur për të sjell ndryshimin teksa di mjaft mirë çfarë duhet në zonë për t’u përmirësuar në vazhdimësi që edhe Himara, Nivica të ecë përpara

Nivica është një prej fshatrave ku në më tepër se 12 vite nga bashkia e Himarës mungojnë investimet çka ka bërë që kushtet e fshatit të rëndohen së tepërmi duke bërë që një pjesë e mirë e popullsisë të largohet prej andej.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …