E vranë apo vrau veten një nga njerëzit kyç të skandalit të mikrokredive?

Olsi Ibro, i cili ishte në kërkim për skandalin për mikrokreditë është gjendur i vdekur. Ka vrarë veten apo e kanë vrarë! Shumë pikëpyetje ngrihen mbi njoftimin e shkurtër të policisë.

Sipas njoftimit të shkurtër, policia bën me dije se 45-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”. Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD” Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm …