Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka gjetur vdekjen në një vend ku kryeministri i regjimit thotë le “të hanë kokat e tyre”.

Personat që shihni në foto janë  Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët mbetën viktima mbrëmjen e djeshme në Memaliaj.

Gledio Muka, i cili punonte si kamerier në lokal ka qenë pranë tyre, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.  Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

I vdekur mbeti edhe Shyqo Kalemi i cili është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit, që dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …