Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj kërkon të fshihet pas Maznikut

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të jenë të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Berisha tha se, kryehajduti sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Berisha: Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt.

Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.

Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut.

Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën?

Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor. Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.

Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt.

Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia.
Dita e ngadhënjimit të qytetarëve.

Dita e guximit dhe revoltës qytetare.

Rrofshi ju.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …