Berisha: Fermerët në protestë për ekzistencën e tyre, kundër katastrofës që u shkakton Edi Rama

Lideri i opozitës, Sali Berisha e cilësoi protestën e fermerëve të Maliqit, një protestë për ekzistencën e tyre. Pëprara qëndrestarëve demokratë poshtë banesës së tij, Berisha tha se ajo çfarë ndodhi në Maliq është një ngritje kundër katastrofës ekzistenciale, që shkakton Edi Rama me politikat e tij armiqësore ndaj fermerëve.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, shpresës, dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar.

Të dashur miq, në emër tuaj dhe të PD dua t’u përcjell një urim të përzemërt dhe mirënjohje fermerëve guximtarë të Maliqit, të cilët protestuan jo vetëm për fermat, prodhimet e tyre.

Por protestuan sot në rrugët e Maliqit për çdo fermer shqiptar.

Protestuan sot për çdo qytetar shqiptar.

Protestuan sot kundër një armiku të egër që sillet si pushtues ndaj tyre.

Kundër regjimit më armiqësor që fermerët shqiptarë kanë pasur në 32 vite.

Të dashur miq, protesta e fermerëve të Maliqit është një protestë për ekzistencën e tyre.

Është një protestë kundër katastrofës ekzistenciale që shkakton Edi Rama me politikat e tij armiqësore ndaj fermerëve.

Qytetarë dhe qytetare, ju duhet ta dini se këto politika armiqësore kanë shkaktuar në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, rënie me 30 përqind të krerëve të gjedhëve në Shqipëri.

Rënie me mbi 20 përqind të krerëve të deleve në Shqipëri.

Rënien me mbi 15 përqind të krerëve të dhive në Shqipëri.

Por, cilat janë pasojat e kësaj rënie?

Së pari, çfarë tregon kjo rënie?

Kjo rënie tregon një qëndrim armiqësor. Të zhdukësh 30 përqind të lopëve të një vendi në tre vjet, kryen një krim të shëmtuar ndaj tij.

Kjo tregon se dhjetëra mijëra familje fermere therën apo shitën në kasaphanë bagëtitë e tyre dhe u larguan nga Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …