Këshilltarja e opozitës: Blushi u kërcënua dhe u godit nga socialistët

Një incident ndodhi gjatë pasditës së sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku Tedi Blushi goditi me grusht Halit Valterin.

Këshilltarja e PL-së në Këshillin Bashkiak, Silva Caka shprehet se ajo çfarë ndodhi sot ishte skandaloze dhe se Blushi u provokua, u kërcënua dhe u godit nga këshilltarët socialistë të cilët i cilëson si “mercenarë” të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Silva Caka: Veliaj kreu i një organizatë kriminale dhe terroriste. Ajo që ndodhi sot ishte skandaloze. Nëpërmjet mercenarëve të tij socialistë ka provokuar dhe goditur një këshilltar opozite. Nga sot Veliaj është në luftë pa kompronis me PL.  Veliaj nëpermjet veprimit të sotëm ka kërcënuar, provokuar dhe goditur një nga këshilltarët, duke cënuar dhe këshilltarët e tjerë. Ajo që ndodhi më vonë ishte më e rëndë, Blushi u largua nga salla ndërsa ndaj mercenarit të Veliajt nuk u mor asnjë masë.

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj: Agasi i pranishëm në darkën e Ramës me ish-kancelarin e Austrisë në vilën qeveritare

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri …