Kulla e së nesërmes – ndërgjegjia e qytetit – demokracia si utopi

Nga Valbona Karakaçi

Në momente të rëndësishme vendimarrjeje që impaktojnë direkt jetën tonë të sotme, por sidomos brezave të ardhshëm, në mbrojtje të pronës së çdo individi, sado e vogël qoftë ajo, dhe asaj publike, është shumë e rëndësishme me e thanë opinionin e tyre ndershmërisht të gjithë, pa e censuruar atë me interesa meskine të çastit apo të ndereve apo përfitimeve materiale qe mund të kesh fituar apo ëndërron ti fitosh.

Dhe para më shfaqen disa fjalë kyçe si: Rule of law”, Decentralizim e ndarje pushteti ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale”, planifikim me pjesmarrje etj.

Të dyja palët e mësipërme, dmth Bent Beci si kryetar Bashkie dhe Edi Rama si kryeministër zyrtar që ja ka vu firmën e vulën fap e fap, harrojnë që kanë aprovuar me rreth 1828 faqe instrumentin e vetëm planifikues zyrtar i atij që quhet Plani i përgjithshëm vendor, i hartuar nga Universitetit POLIS dhe Arizona State University, por prezentohet si fakt i kryer ndërtimi i kullës

Ajo që të bën me u shkri gazit, por në të njëjtën kohë më shkakton një trishtim të madh, është qëndrimi i Benet Becit, Kryetarit të Bashkisë me statusin e tij në lidhje me të ashtuquajturin Konkurs ndërkombëtar në Shkodër organizuar nga Rozafa Group.

“Asnjë parathënie” sa më la gojën, nga ana e Benet Becit, si do të integrohet kjo gja gjigante me kojshitë “buburreca” që ka afër, me vlerat e jashtëzakonshme të Pijacës së Kolë Idromenos, etj, etj.

Po të paktën e thanë se do jetë 30m më pak e lartë se Kalaja Rozafa dhe do të përmirësojë cilësisht dhomat e hotelerisë e sallat e konferencave. Tha rroftë sa male Edi Rama! Nuk tha nëse perdet do të jenë tylit apo prej nejlonit.

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …