Lubonja: Ditë për ditë nga një gradaçelë nga pastrimi i parave, SPAK mbyll sytë

Analisti Fatos Lubonja tha se, dosja 5D është një krim i gjërë, për të cilën gjurmët e paligjsmërisë janë të dukshme. I ftuar në Neës 24, duke folur edhe mbi thirrjen në SPAK, të Arbjan Maznikut, tha se për dosjen 5D duhet të publikohen provat nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

“Krimi është i dukshëm, duhet të nxirren provat. Tiranës i është bërë masakër, duke shkatërruar shtëpitë, me sebep për të pastruar paratë e pista, është diçka kriminale, që nuk ka të bëjë me progresin. Ky është një projekt, që ka ‘kokën’ e vet kryeministrin Edi Rama. Ditë për ditë na paraqesin nga një gradaçelë, që nuk merret vesh se çfarë funksioni kanë, përpos pastrimit të parave. Dosja 5D ëshë krim më i gjerë”, tha Lubonja.

Lubonja shtoi gjithashtu se krimet e zyryarëve janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë përpara paligjshmërive.

“Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për të sunduar. Krimet janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë. Duke parë atë që po ndodh, ka opinion publik dhe Strukturë të Posaçme. Ka vonesë në hetime, edhe me inceneratorët, e duhet thënë se banda ecën, edhe pse këta thirren. Bandat nxjerrin kullat e radhës, pas asaj të Shkodrës. SPAK duhet të hetojë dhe të veprojë shpejt”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …