Ministri i Pushteti Vendor, Arbjan Mazniku ka qëndruar për 3 orë në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho, i cili po heton dosjen ‘5D’.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët, Mazniku u shpreh se, kishte shkuar në SPAK për të dhënë disa sqarime.
“Isha për një çështje si person në dijeni, dhashë sqarime”, tha shkurt Mazniku, i cili nxitoi të largohej.
Mazniku mësohet se është pyetur në lidhje me hetimin e skandalit korruptiv të kompanisë ‘5D’.
Por në emër të tij është bërë publik edhe një fakt tjetër, pasi bashkëshortja e Arbjan Mazniku dhe e Endri Fugës kanë në pronësi një restorant në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, ku janë bërë mjaft dreka dhe darka të bashkisë së Tiranës.