Meta: Nga sot jemi në gjendje lufte me Prindin 2 dhe zarin e tij …

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve në Këshillin Bashkiak, ku Tedi Blushi u grushtua me Halit Valterin pasi i hodhi disa letra kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e konsideron Erion Veliaj si “prindi 2”, ndërsa Halit Valterin si zarin e tij. Sipas Metës, akti sulmues i tyre do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Sipas Metës, nga sot, Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …