Shpërthim tritoli në një pallat në Pogradec, ja kush ishte shënjestra e sulmit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e parat të mëngjesit të ditës së sotme në një pallat në Pogradec.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati. Sipas raportimeve mediatike bëhet me dije se tritoli ishte vendosur pranë banesës së shtetasit Meard Berberit, një emër i njohur për policinë.

Meard Berberi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale. Meard Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec. Meardi Berberi, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë penale.

Meard Berberi
  • Kush është Meard Berberi? Rezulton i dënuar për disa veprat penale:

Më 8.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Më 10.2.2019″ “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

Më 20.6.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

Më 24.2.2018″ Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

Më 24.4.2011: Plagosje e rëndë me dashje.

  • Dëshmitari: Mendova se erdhi rusi, ishte shpërthim i fuqishëm

Një banor i pallatit në Pogradec ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëses ka treguar se ata janë trunditur gjatë natë nga shpërthimi i fuqishëm në sheshpushim e katit të dyt.

Ai shprehet se i iu duk sikur u shemb pallati. Më tej duke folur për mediat banori tha se u ishte dukur tmerr si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.

“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.

Në pamjet shihet se si muri në pjesën e përparme të pallatit ku ndodhi shpërthimi është shembur. Ndër të tjera dëmet shihen edhe në mure dhe xhama, të cilët janë thyer nga forca e shpërthimit.

  • Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …