Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit për Peticionet në PE: “E mësova në burg”

Pas betimit si deputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri është zgjedhur edhe si nënkryetar i Komisionit të Peticioneve në këtë institucion.

Beleri ka deklaruar se këtë vendim e ka mësuar nga qelia, teksa ka falenderuar që e kanë zgjedhur.

“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, gjë për të cilën mësova nga brenda burgjeve shqiptare”, tha Beleri, duke shprehur optimizmin e tij se së shpejti do të lirohet dhe do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij i pashqetësuar.

Fredi Beleri u zgjodh si deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota duke qenë eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Javën e kaluar, Belerit iu dha leje nga Drejtoria e Burgjeve për të shkuar në Strasburg, ku bëri betimin si eurodeputet, pasi fitoi zgjedhjet i futur në listën e kryeministrit grek Kiriakos Mitostakis dhe Demokracisë së Re.

Beleri po vuan dënimin në Shqipëri, pasi është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pasi është shpallur fajtor për krime zgjedhore, teksa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitetit 2023 teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.

About Redaksia

Check Also

“Jo më beton, korrupsion dhe patronazhista”! Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve …