Berisha: Të enjten të gjithë te bashkia! T’i themi Veliajt prej zverku do dalësh!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e enjte në orën 11:00 të dalin masivisht në protestë përpara bashkisë së Tiranës.

Berisha tha se, ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë tek bashkia! T’i themi Erion Veliajt, vishu me antiplumb dhe pancir, prej zverku do dalësh nga ajo zyrë.

Berisha: Miqtë e mi, zinxhiri i vjedhjeve, mashtrimeve të tyre nuk ka fund.

Amnistimi, mbrojtja e tyre nga organizata kriminale e Skrapit të partisë është bërë tashmë e njohur për çdo qytetar.

Në këto rrethana, ju jeni shpresa e vetme e këtij vendi.

Në këto rrethana, zemërimi qytetar është arma e vetme e shpëtimit.

Revolta qytetare është rruga e vetme e fitores.

Ndaj dhe ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë tek bashkia dhe le t’i themi Erion Veliajt, vishu me antiplumb dhe pancir, prej zverku do dalësh nga ajo zyrë hajdut i shpërfytyruar.

Dhe nuk ka njeri që të mbron.

Mos tento të krijosh sherre në zyrë se nuk del dot prej saj.

Ndaj dhe miqtë e mi, të vazhdojmë këtë betejë.

Këtë betejë për të shpëtuar qytetarët shqiptarë të rraskapitur nga varfëria, të trembur nga dhuna dhe terrori i qeverisë dhe narkoshtetit.

Të pashpresë nga zbrazja masive e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

Ndaj dhe të gjithë së bashku në betejë për qeveri teknike.

Të gjithë së bashku në betejë për zgjedhje të lira.

Fitoren e opozitës, shpëtimin e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama edhe mund të shkojë te Bordi i Paqes, por shkon hajdut dhe kthehet hajdut!

Kreu i PD, komentoi qëndrimet dhe veprimet e Edi Ramës, duke theksuar se kryeministri nuk …