Pas reagimit të opozitës, policia heq gjobat ndaj fermerëve që protestuan ditën e djeshme

Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan duke sjellë mjetet bujqësore në tubim. Ky vendim është marrë nga policia pas reagimit të opozitës.

Lajmi bëhet i ditur nga fermerët, të cilët kanë njoftuar për këtë tërheqje të policisë nga gjobat e majme që varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Ndër të tjera, ata thonë se, do të vazhdojnë me kauzën e tyre sa i përket problemeve të shumta në bujqësi, duke thënë se do të vazhdojnë me protestat deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat e tyre.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …