Trump: Biden u dëbua nga pushteti si një qen! Gënjeshtarja Harris shkatërron çdo gjë që prek!

Ish-Presidenti Donald Trump ka shpërthyer ndaj Presidentit aktual Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris në një seri postimesh dhe reagimesh në rrjetin social Truth Social.

Trump u shpreh se, Biden “u dëbua nga pushteti si një qen”, duke iu referuar largimit të tij nga gara presidenciale pas thirrjeve të vazhdueshme kundër tij brenda partisë së vet.

“Nuk mund ta besoj! Ata po e shndërrojnë Joe Biden, Presidentin më të keq në Historinë e Shteteve të Bashkuara, në një “Hero” – Ai u dëbua nga pushteti si një qen, dhe shikoni se çfarë është në gjendje të bëjë e majta radikale. MAGA2024″, shkroi Trump.

Më tutje Trump vijoi kritikat e tij kundër zv/presidentes Kamala Harris, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtare” e cila “shkatërron gjithçka që prek”.

“Gënjeshtarja Kamala Harris shkatërron gjithçka që prek”, vijoi Trump.

Sakaq, kandidati republikan shkroi se vetë Harris nuk mendon se Biden është i përshtatshëm për të drejtuar SHBA-në për gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas Trump Biden po e delegon autoritetin e tij drejtues te “burokratët e pazgjedhur të Uashingtonit” dhe se ai nuk i beson as zëvendëspresidentes së tij”.

“A mendon genjshtarja Kamala Harris që Joe Biden është i përshtatshëm për të drejtuar SHBA-në për gjashtë muajt e ardhshëm? Ajo duhet t’i përgjigjet pyetjes. Tani duket se Joe po delegon Autoritetin e tij Presidencial tek Burokratët e pazgjedhur të Uashingtonit! Ai nuk i beson as zëvendëspresidentes së tij. KUSH ËSHTË TË DREJTUAR VENDIN?”, përfundoi ai.

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …